Hetoni të kaluarën, ndryshoni të ardhmen
Sillni edukimin mediatik dhe digjital në klasën tuaj me Escape Fake – një lojë arratisjeje me realitet të shtuar për të rinjtë e moshës 12 deri 18 vjeç. Duke punuar së bashku në një telefon të mençur ose tablet, nxënësit zgjidhin enigma, hetojnë histori mashtruese dhe ushtrohen të dallojnë dezinformimin.
Filloni me dy misione falas dhe me materiale për mësuesit që mund t’i shkarkoni, si mbështetje për përgatitjen, lojën dhe diskutimin në klasë. Loja dhe materialet për mësuesit janë në dispozicion në maqedonisht dhe në shqip. Nuk nevojitet as regjistrim, as çelës licence.
#escapefake
Rreth lojës
Në një të ardhme të formësuar nga dezinformimi, Hana, një hakere nga e ardhmja, u kërkon lojtarëve ta ndihmojnë të zbulojë të vërtetën. Të rinjtë punojnë së bashku për të zgjidhur enigma, për të eksploruar objekte virtuale dhe për të hetuar histori që nuk janë ashtu siç duken.
Lojtarët ushtrohen të verifikojnë pohime dhe të shqyrtojnë imazhe e video të manipuluara. Materialet shoqëruese i ndihmojnë mësuesit të drejtojnë diskutime se si përhapet informacioni i rremë dhe t’i lidhin mësimet e lojës me situatat e përditshme onlajn.
Dy misione falas
Muzeu i Dezinformimeve (Museum of Fake)
20–30 minFalas
Lojtarët vizitojnë Muzeun e Dezinformimeve, një muze nga një e ardhme distopike, ku i shoqëron një udhërrëfyes muzeu me inteligjencë artificiale (IA). Aty zbulojnë falsifikime të famshme nga historia: nga një mashtrim i një gazete për jetën në Hënë, te fotografi të retushuara dhe një video dipfejk.
- Shembuj historikë të lajmeve të rreme
- Manipulimi dhe verifikimi i imazheve
- Dipfejk
Situata në autobus (The Bus Situation)
40–60 minFalas
Lojtarët hetojnë historinë e një shoferi autobusi, për të cilin u raportua se transportonte refugjatë, dhe zbulojnë si përhapet një histori e rreme.
- Dallimi i lajmeve të rreme
- Sjellja onlajn dhe privatësia e të dhënave
- Strategjitë e dezinformimit
- Manipulimi i imazheve
- Fishingu
#escapefake
Si ta filloni lojën?
- Shkarkoni aplikacionin. Falas në App Store dhe në Google Play.
- Printoni markerët me imazhe. Paketa e çdo misioni përfshin një set imazhesh që duhen skanuar me telefon ose tablet. Vendosini markerët në mur ose në tavolinë.
- Luani. Skanoni imazhin e parë me aplikacionin dhe ndiqni udhëzimet.
2 lojtarë për pajisje. Pasi të instalohet aplikacioni, misionet falas funksionojnë edhe oflajn.
#escapefake
Materialet për mësuesit
Përgatitni orën mësimore, udhëhiqni nxënësit gjatë lojës dhe ndihmojini të reflektojnë mbi atë që zbulojnë. Pas lojës, përdorni pyetjet për diskutim dhe aktivitetet për t’i lidhur mësimet e lojës me situatat e përditshme onlajn.
Për çdo mision do të gjeni paketën edukative për mësuesit, Fletën e enigmave, prezantimin e punëtorisë dhe markerët me imazhe. Nxënësit e përdorin Fletën e enigmave gjatë lojës për të shënuar të dhënat dhe informacionet që zbulojnë.
#escapefake
Për kë është?
Të rinjtë e moshës 12 deri 18 vjeç dhe ata që punojnë me ta: mësuesit e edukimit mediatik, të informatikës, të edukatës qytetare dhe të historisë, bibliotekat dhe organizatat rinore.
Çmime dhe vlerësime
European Digital Skills Award – fitues, 2025
Ars Electronica x Culttech Award – fitues, 2024
Council of Europe Democracy Innovation Award – nominim, 2025
#escapefake
Pyetjet e shpeshta
A është Escape Fake vërtet falas?
Misionet 1 (Muzeu i Dezinformimeve) dhe 2 (Situata në autobus) janë falas në të gjitha gjuhët, duke përfshirë edhe materialet shoqëruese mësimore. Për t’i luajtur këto misione nuk nevojitet as regjistrim, as çelës licence. Në disa gjuhë ofrojmë edhe misione shtesë, që janë pjesë e Licencës sonë Plus.
Për çfarë moshe është?
Escape Fake është krijuar për moshat 12–18 vjeç. Lojtarët më të vegjël, nga rreth 10 vjeç, mund ta luajnë me më shumë mbështetje nga një i rritur.
Cilat gjuhë janë në dispozicion?
Loja dhe materialet për mësuesit janë në dispozicion në shqip dhe në maqedonisht, si dhe në anglisht dhe në gati një duzinë gjuhësh të tjera. Shihni faqen tonë kryesore në anglisht.
Çfarë pajisjesh më duhen?
Një telefon i mençur ose tablet me kamerë, me iOS ose Android (Android 10 ose më i ri). Rekomandojmë dy lojtarë për pajisje, që nxënësit të punojnë së bashku dhe të diskutojnë enigmat.
A na duhet lidhje interneti?
Vetëm për të shkarkuar aplikacionin dhe materialet. Pasi të instalohet aplikacioni, misionet falas mund të luhen oflajn.
Sa kohë duhet të planifikoj?
Loja zgjat 20–30 minuta për Muzeun e Dezinformimeve dhe 40–60 minuta për Situatën në autobus. Për një orë mësimore që përfshin lojën, analizën e lojës dhe reflektimin, rekomandojmë 90 minuta për Muzeun e Dezinformimeve ose 120 minuta për Situatën në autobus.
A mbledh aplikacioni të dhëna për lojtarët?
Nuk mblidhen të dhëna personale. Për qëllime të dizajnit të lojës, ndjekim numrin e shkarkimeve, sa shpesh luhen misionet dhe disa statistika që lidhen me përfundimin e pjesëve të një misioni.
Partnerët
Europe House (https://europehouse.mk/en/) është partneri ynë rajonal në Maqedoninë e Veriut, i cili udhëhoqi përkthimin dhe lansimin e Escape Fake në maqedonisht dhe në shqip.
Kontakt
Pyetje apo komente? Na shkruani në info@polycular.com.

